Feb 24, 2019 10:55 Europe/Tirane
  • Pompeo nxit kryengritje në Nikaragua dhe Kubë

Sekretari amerikan i shtetit me anë të një deklarate ndërhyrëse ka nxitur popujt e Nikaraguas dhe të Kubës që të ngrihen në kryengritje kundër qeverive të tyre.

Mike Pompeo në një intervistë për mediat ka thënë se qeveria amerikane është e gatshme që jo vetëm Venezuelën por edhe popujt e Kubës dhe të Nikaraguas t’i ndihmojë për atë që ai e quajti një situatë më të mirë politike. Sekretari amerikan i i shtetit me këtë deklaratë provokuese dhe nxitëse, ka thënë se popujt në këto vende të Amerikës latine duhet të krijojnë lëvizje për ndryshime politike dhe Uashingtoni është i gatshëm t’i ndihmojë ata. John Bolton këshilltari për siguri kombëtare në Shtëpinë e bardhë gjithashtu me të njëjtën deklaratë ndërhyrëse ka mbështetur kryengritësit në Nikaragua. Mike Pompeo shpreh të tilla deklarata në kohën kur Amerika ka mbështetur liderin e opozitës në Venezuelë Juan Guaido mirëpo populli i Venezuelës dhe ushtria së bashku me shumë vende të botës si Rusia, Kina dhe Irani kanë mbështetur qeverinë legjitime të presidentit Nikolas Maduro.

 

 

Tags

Komente