Jun 30, 2019 22:10 Europe/Tirane
  • Donald Trump dhe Kim Jong Un pajtohen të vazhdojnë bisedimet e denuklearizimit

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka deklaruar se ai dhe lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, janë pajtuar të vazhdojnë dialogun e denuklearizimit në javët e ardhshme.

Pas takimit një orësh me liderin verikorean në “Shtëpinë e Lirisë” në zonën e demilitarizuar, Trump u tha gazetarëve se bisedimet do të jenë të llojit dypalësh me ekipet nga Koreja e Veriut dhe me zotërimin e dialogut nga SHBA-të. “Ne po kërkojmë një marrëveshje me të vërtetë gjithëpërfshirëse. Ishte një ditë historike, e mrekullueshme, e kryer shpejt. Unë jam mirënjohës ndaj udhëheqësit Kim. Po të mos ishte shfaqur, ju [media] do duhej ta gjuani atë, ta gjuani fuqishëm”, tha Trump i shoqëruar nga presidenti i Koresë së Jugut, Moon Jae In. Duke e cilësuar takimit “të mirë, të fortë dhe të plotë”, ai tha se nuk ka pasur teste bërthamore apo balistike por vetëm siç tha, shumë vullnet të mirë nga ana e Koresë së Veriut. Trump tha se administrata e kaluar e SHBA-ve nuk ka bërë asgjë për denuklearizimin e Gadishullit Korean. “Në dy vite e gjysmë të fundit ne kemi pasur paqe. Tani, sekretari ynë i Shtetit, Mike Pompeo, do ta marrë në dorë atë brenda dy-tre javësh. Ekipi do të fillojë të punojë një proces”, tha Trump, duke iu referuar kohës që kur ai është president i SHBA-ve. Presidenti amerikan tha se pret që disa lehtësime do t’i jepen Koresë së Veriut gjatë negociatave të denuklearizimit me Phenianin. “Në disa pika gjatë negociatave, diçka mund të ndodhë”, u shpreh Trump.

 

Tags

Komente