Sep 14, 2019 21:24 Europe/Tirane
  • Moska nuk do tolerojë sulmet izraelite kundër Sirisë

Sipas Shërbimit Saudit të Informacionit, duke përmendur një autoritet rus, Moska ka parandaluar sulmet e Izraelit ndaj pozicioneve të ushtrisë Siriane dhe ka kërcënuar të rrëzojë çdo avion izraelit që përpiqet të sulmojë Libanin dhe Sirinë.

Ky burim kujtoi se ngjarje të tilla kishin ndodhur dy herë kohët e fundit, duke aluduar se në fund të gushtit, Moska parandaloi një sulm në një bazë të ushtrisë siriane në Kasiun ku Izraeli sulmoi sisteme të mbrojtjes kundërajrore, duke përfshirë S-300. Sipas Indipendent Arabia, Putin i tha qartë Netanjahut se lejimi i sulmeve izraelite kundër pozicioneve të ushtrisë Siriane minon marrëdhëniet midis Moskës dhe Damaskut. Raporti vjen pasi Netanjahu dhe Putin u takuan në Soçi të enjten për të diskutuar "koordinimin e sigurisë" në Siri. Sipas një burimi anonim rus të cituar në raport, Moska gjithashtu ka kërcënuar të përdorë "aeroplanët e saj luftarakë ose sistemin e mbrojtjes ajrore S-400" për të kundërshtuar çdo sulm izraelit në Siri. Gjatë takimit, i cili u përshkrua si "dështim" nga disa burime izraelite, Netanjahu kërkoi që Moska t'i japë atij një "liri veprimi" kundër Iranit.

 

Tags

Komente