Sep 19, 2019 14:23 Europe/Tirane
  • Bolton sulmon ashpër politikën e jashtme të Trump

Ish-këshilltari i sigurisë kombëtare në Shtëpinë e Bardhë ka kritikuar ashpër politikën e jashtme të presidentit të SHBA-ve.

Revista amerikane “Politico” njoftoi se John Bolton, ish-këshilltari amerikan për siguri kombëtare, ditën e mërkurë në institutin “Gatestone”, ka zbuluar mosmarrëveshjet e tij me Donald Trump, presidentin e Amerikës dhe ka kritikuar ashpër politikën e jashtme të Trump.

Në këtë konferencë, John Bolton pretendoi se çfarëdo lloj negociata me Korenë Veriore dhe Iranin janë të gjykuar të dështojnë, ndërsa thirrja e një grupi të përfaqësuesve të Talebanëve në një takim në Kampin David, konsiderohet një sinjal i tmerrshëm dhe mosrespektim ndaj viktimave të sulmeve të 11 shtatorit.

Bolton pretendoi se dështimi i Trump në përgjigje ndaj sulmit të Iranit që rrëzoi një dron amerikan, ka krijuar rrethanat për vazhdimin e veprimeve agresore të Iranit gjatë muajve të fundit, përndryshe Irani nuk do të sulmonte fushat naftore të Arabisë Saudite.

Bolton gjithashtu sulmet e kryera ndaj objekteve naftore të kompanisë Aramco të Arabisë Saudite i cilësoi si veprime luftarake.

 

Tags

Komente