Sep 20, 2019 14:45 Europe/Tirane
  • Ish-sekretari amerikan i mbrojtjes paralajmërojnë qeverinë e Trump në lidhje me Iranin

Ish-sekretari amerikan i mbrojtjes i ka sugjeruar qeverisë aktuale të Amerikës që të parandalojë shtimin e tensioneve me Iranin dhe të ketë kujdes që të mos zvarritet në një luftë tjetër nga ana e Arabisë Saudite.

Faqja informative “Middle East Monitor” në një raport të saj ka shkruar Leon Panta, ish-sekretari amerikan në qeverinë e Obamas gjatë viteve 2011-2013, në një intervistë me kanalin televiziv amerikan CNN, ka paralajmëruar për pasojat e një sulmi të mundshëm ushtarak ose ndonjë veprimi ushtarak kundër Iranit duke marrë parasysh sulmin e kryer të shtunën e kaluar kundër objekteve naftore të Arabisë Saudite.

Leon Panta ka theksuar se si një sekretar, gjithnjë kam qenë dhe jam i brengosur për fillimin e një fushate ushtarake kundër Iranit, për arsye se kjo çështje do të jetë e ngjashme me sulmin tonë kundër Sirisë. Irani ka këtë potencial për të përdorur raketat e veta kundër forcave tona dhe të përgjigjet duke qëlluar bazat tona dhe shumë shpejtë mund ta ndryshojë luftën dhe të intensifikojë atë.

Leon Panta duke i sugjeruar Shtëpisë së Bardhë që të jetë e kujdesshme në lidhje me çfarëdo lloj veprimi ushtarak kundër Iranit, ka thënë: “Forcat amerikane në mënyrë të drejtpërdrejtë nuk kanë pësuar humbje nga ky sulm i kryer kundër objekteve naftore të Aramco-së, prandaj Amerika duhet të jetë e kujdesshme që të mos zvarritet nga ana e Arabisë Saudite drejt një lufte të re”.

 

Tags

Komente