Sep 21, 2019 09:02 Europe/Tirane
  • Masa të forta sigurie në Francë

Franca dislokoi mijëra oficerë policie për të kundërshtuar mitingjet e jelekëve të verdhë në Paris.

Të paktën shtatë mijë oficerë, së bashku me forcat speciale dhe njësitë e blinduara të policisë, do vendosen në kryeqytetin francez të shtunën për t'u përballur me ata që "padyshim duan të marrin hak" dhe kanë njoftuar tashmë se ata "nuk do të ndalen nga asgjë", tha të premten shefi i policisë së Parisit, Didier Lallement. "Ne do të kemi forcat e nevojshme për të parandaluar veprimet shkatërruese," tha ai duke shtuar: "Ne kemi ndryshuar strategjinë tonë dhe mënyrën e ndërhyrjes." Shefi i policisë së Parisit sqaroi se 180 njësi motorike dhe një numër skuadronesh shumë të lëvizshme të policisë janë në rezervë për t'u mobilizuar kudo në të gjithë qytetin. Zjarrfikësit gjithashtu janë të përgatitur të ndërhyjnë nëse është e nevojshme. Lallement gjithashtu u bëri thirrje organizatorëve që të ndërmarrin veprime për të "ruajtur kundër atyre që duan të luftojnë me mjete të pista".

 

Tags

Komente