Sep 21, 2019 23:20 Europe/Tirane
  • Aramco goditet: Departamenti i Shtetit dhe Pentagoni  ndahen

Sipas një reviste prestigjioze amerikane, Departamenti i Mbrojtjes dhe Departamenti i Shtetit i SHBA kanë pasur dallime serioze se si t'i përgjigjen sulmit ndaj objekteve saudite të naftës.

Shtetet e Bashkuara do të dërgojnë forca shtesë mbrojtëse në Arabinë Saudite, duke përfshirë sistemet e mbrojtjes raketore dhe ajrore, si dhe një numër ushtarësh, në përgjigje të sulmit jemenas mbi instalimet e naftës të mbretërisë, njoftuan Të Premten Zyrtarë amerikanë të mbrojtjes, cituar nga Foreign Policy. Kjo revistë raportoi se kishte një mosmarrëveshje serioze midis Departamenteve të Punëve të Jashtme dhe Mbrojtjes së SH.B.A.-së se si të reagohej ndaj sulmeve kundër Aramco. "Ndryshe nga zyrtarë të tjerë amerikanë dhe sauditë, Sekretari i Mbrojtjes së SHBA Mark Esper nuk pranoi të konfirmojë se sulmet ndaj Aramco ishin kryer nga Irani", shkroi Foreign Policy. Departamenti i Shtetit ka kërkuar një "rritje të konsiderueshme të forcave", në kundërshtim me dëshirën e Pentagonit për të zvogëluar rrezikun e përshkallëzimit, tha një zyrtar amerikan.

 

Tags

Komente