Sep 21, 2019 23:22 Europe/Tirane
  • Pentagoni: Asnjë sistem i mbrojtjes ajrore nuk mund të frenonte sulmin ndaj rafinerive saudite

Sipas agjencisë Sputnik, Joseph Dunford, Shef i Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë amerikane, në një konference shtypi në përgjigje të reporterëve për mosfunksionimin e sistemit të mbrojtjes raketore Patriot në Arabinë Saudite, theksoi: "Asnjë sistem i vetëm mbrojtës nuk mund të ndalojë një sulm të ngjashëm si ai kundër Arabisë Saudite në 14 Shtator."

Shtetet e Bashkuara po punojnë me aleatët rajonalë për të forcuar së bashku aftësitë e tilla mbrojtëse, shtoi ai. Më herët, Sekretari i Shtetit Amerikan Mike Pompeo komentoi mbi sulmin e dronëve jemenas në Arabinë Saudite dhe tha: "Sistemet e mbrojtjes ajrore në të gjithë botën funksionojnë me shkallë të ndryshme të suksesit. " Një burim i lartë i Ministrisë së Mbrojtjes Ruse u tha gazetarëve se falë Shteteve të Bashkuara, jo vetëm një sistem raketash është vendosur në Arabinë Saudite, por edhe një kompleks i fuqishëm i mbrojtjes ajrore, por ai nuk ishte në gjendje t'i zmbrapsë sulmet për shkak të performancës së tij të ulët.

 

Tags

Komente