Shtator 27, 2019 22:10 Europe/Tirane
  • 400 lloje pemësh në Evropë rrezikohen nga zhdukja

Gështenja e egër është përfshirë në listën zyrtare të pemëve të rrezikuara nga zhdukja. E sulmuar nga insektet dhe sëmundjet, gështenja e kalit, tani klasifikohet në rrezik zhdukjeje.

Dhe ajo është vetëm një mes 400 pemëve të tjera evropiane, që unioni ndërkombëtar për ruajtjen e natyrës i ka përfshirë në listën e tij. Rreth gjysma përballen me zhdukjen e plotë. Për shkencëtarët, këto përfundime janë alarmante. Pemët sipas tyre janë të domosdoshme për jetën në tokë dhe pemët evropiane, në të gjithë diversitetin e tyre, janë një burim ushqimi dhe strehimi për shumë kafshë, si zogjtë apo ketrat, dhe luajnë një rol të rëndësishëm ekonomik. Statusi i mbrojtjes së pjesës më të madhe të kafshëve në Evropë, është rishikuar po ashtu por ekspertët janë akoma më të shqetësuar për bimët, me një vlerësim të 454 specie pemësh që e kanë origjinën në kontinentin tonë.

 

Tags

Komente