Tetor 01, 2019 16:31 Europe/Tirane
  • Shfaqja mediale e grupit terrorist MEK me pretendimin e përfshirjes së Iranit në sulmet ndaj Aramco

Gruipi terrorist MEK me organizimin e një shfaqje mediale, pretendoi se Irani ishte përfshirë në sulmet kundër objekteve naftore të Aramco.

Agjencia e lajmeve Nur News në një raport të saj ka shkruar se në këtë program që u realizua në Amerikë, janë paraqitur përsëri pretendime të padokumentuar të cilat më parë ishin paraqitur nga disa funksionarë amerikanë dhe sauditë.

Grupi terrorist MEK i cili pas dëbimit të John Bolton nga Shtëpia e Bardhë, kanë humbur mbështetësin e tyre më të madh në qeverinë e Amerikës, me projektimin e shfaqjes mediale të fundit, synojnë të fitojnë përsëri besimin e qeveritarëve radikalë në Amerikë dhe të marrin një lëmoshë nga Arabia Saudite.

Vlen të theksohet se kanali televiziv BBC në gjuhën persiane në një veprim të çuditshëm, shfaqjen mediale komike të këtij grupi terrorist e ka transmetuar drejtpërdrejtë.

 

Tags

Komente