Oct 13, 2019 07:08 Europe/Tirane

Dokumentari "Magneti" është një dokumentar i përgatitur në disa edicione me temë kryesore "Arbainin e Imam Husejnit (a.s.) dhe transmetohet për ta prezantuar këtë ngjarje madhështore me gjuhë të thjeshtë për publikun botëror, si për myslimanët ashtu për jomyslimanët, në mënyrë të intervistave të zhvilluara me vizitorët që kanë marrë pjesë në marshin e Arbainit Husejnit në Irak. Ky program është përgatitur nga grupi medial "40th DAY".

Ky dokumentar është përgatitur në 10 pjesë të shkurtra me tematika të ndryshme si siguria në ceremoninë e marshit të Arbainit Husejnit, shëndeti dhe shërbimet mjekësore për vizitorët, roli dhe vlera e parasë në këtë tubim madhështor ndërkombëtar etj., që secila pjesë në përshtatshmëri me përmbajtjen, transmetohet në 5 deri në 8 minuta.

Në këtë dokumentar  janë intervistuar vizitorë nga Amerika, Australia, Spanja, Turqia, Libani, Bregu i Fildishtë, Franca etj...

Tags

Komente