Tetor 08, 2019 10:27 Europe/Tirane
  • Aktivistët e ambientit organizojnë protesta në qytete të ndryshme

Aktivistët e ambientit anëtarë të “ Lëvizjes kundër Zhdukjes” kanë organizuar protesta në disa qytete evropiane.

Agjencia Associated Press njofton se protestat janë organizuar në Berlin, Londër, Madrid, Amsterdam dhe shumë qytete të tjera të Evropës ku është kundërshtuar zhdukja e specieve të ndryshme në natyrë. Protestuesit janë munduar të tërheqin vëmendjen e autoriteteve të vendeve evropiane në ngritjen e temperaturës së tokës. Ndërkohë policia e Hollandës njoftoi arrestimin e 90 personave për shkak të trazirave në Amsterdam, ndërsa policia e Londrës njoftoi arrestimin e 135 personave. Në Gjermani protestat janë organizuar përballë zyrës së Angela Merkel kancelare e Gjermanisë. Protesta ka nisur vitin e kaluar në Londër të Anglisë dhe deri tani është përhapur ne mbi 50 vende të botës. Kërkesa kryesore e protestuesve është përkushtimi i shteteve në ndryshimet klimatike dhe uljen e gazrave të efektit serë.

Tags

Komente