Oct 12, 2019 10:48 Europe/Tirane
  • Vladimir Putin kritikon sulmin ushtarak të Turqisë kundër Sirisë

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka kritikuar sulmin ushtarak të Turqisë kundër zonave verilindore të Sirisë.

Sipas një njoftimi të agjencisë Reuters të lajmeve, Vladimir Putin ka thënë se operacioni ushtarak i Turqisë në verilindje të Sirisë do të bëhet shkak për shtimin e terroristëve të ISIS në këtë zonë. Ai ka shprehur dyshime se ushtria turke me shpejtësi mund të vë nën kontroll zonat verilindore të Sirisë. Operacioni ka nisur me urdhër të presidentit turk Rexhep Taip Erdogan. Fuad Okatai zv/president i Turqisë ditën e mërkurë menjëherë pas nisjes së zyrtare të operacionit të quajtur Burimi i Paqes tha se Ankaraja me anë të këtij operacioni synon të rikthejë paqen në Siri. Operacioni nisi me dritën jeshile të qeverisë amerikane e cila më herët tërhoqi trupat nga veri i Sirisë. Ky operacion që deri tani ka lënë të vrarë mbi 15 persona dhe plagosur mbi 40 të tjerë është dënuar gjerësisht nga faktori ndërkombëtar. Forcat kurde demokratike të Sirisë kanë paralajmëruar se operacioni mund të shkaktojë nisjen e një lufte të gjithanshme. Vlen të theksohet se ushtria Turke brenda 3 vitesh ka bombarduar disa herë zona të ndryshme në territorin sirian.

Tags

Komente