Oct 18, 2019 09:09 Europe/Tirane
  • Pelosi  kundërshton akordin e armëpushimin e arritur nga Trump me Turqinë

Kryetarja e dhomës së përfaqësuesve në Amerika ka kundërshtuar marrëveshjen e armëpushimit të arritur mes presidentit amerikan dhe Turqisë.

Nancy Pelosi, kryetare e dhomës së përfaqësuesve në Amerikë së bashku me disa përfaqësues të tjerë të demokratëve, ka kundërshtuar marrëveshjen e arritur mes Amerikës dhe Turqisë për vendosjen e armëpushimit në Siri dhe për heqjen e sanksioneve kundër qeverisë dhe autoriteteve të Ankarasë. Pelosi dhe Chuck Schumer, kreu i demokratëve në Senatin amerikan në një deklaratë të përbashkët deklaruan se vendimi i Trump për të hequr sanksionet ndaj Turqisë, dëmton rëndë dhe dobëson shumë kredibilitetin e jashtëm të Amerikës. Në këtë deklaratë thuhet se presidenti turk Rexhep Taip Erdogan deri tani nuk është tërhequr aspak nga qëndrimet e tij të mëparshme lidhur me sulmin ndaj veriut të Sirisë. Pas takimit me Mike Pence, nënpresidentit amerikan dhe presidentit të Turqisë Rexhep Taip Erdogan, qeveria e Ankarasë pranoi një armëpushim5-ditor me kurdët në veri të Sirisë. Zëvendësi i Trump deklaroi se në bazë të marrëveshjes dypalëshe Amerika nuk do të vendosë sanksione ndaj Turqisë dhe sanksionet ekonomike të  vendosura do të hiqen.

 

 

Tags

Komente