Oct 19, 2019 15:09 Europe/Tirane
  • Gjenerali amerikan: Nëse do të isha në vend të sauditëve, sa më shpejtë do të zhvilloja negociata me Iranin

Asistenti ekzekutiv i ish-sekretarit amerikan të mbrojtjes deklaroi se vendimi i nxituar i Trump për largimin e forcave ushtarake nga Siria dhe dhënies fund të mbështetjes ndaj kurdëve të Sirisë, ka dërguar mesazh të mosbesimit për aleatët amerikan në rajon dhe nëse do të isha në vend të krerëve të Arabisë Saudite, sa më shpejtë do të zhvilloja negociata me Iranin.  

Gjenarali në pension Robert G. Gard ditën e shtunë në një intervistë ekskluzive me agjencinë e lajmeve IRNA, largimin e forcave ushtarake amerikane nga Siria e ka përshkruar si një vendim të nxituar dhe ka thënë: “Ky veprim do të ketë pasoja në përmasa më të gjera se sa Siria për marrëdhëniet e Amerikës dhe rajonit të Azisë Perëndimore”.

Ai duke folur për problemet strategjike të Riadit dhe opsionet e kufizuara të Muhamed bin Selman në rajon, deklaroi: “Unë po të isha në vend të Arabisë Saudite, do të shqetësohesha”.

Robert G. Gard ka kritikuar urdhrin befasues të presidentit të Amerikës dhe shtoi: “Unë e konsideroi këtë një vendim të keq. Ne kishim vetëm pak forca përgjatë kufijve të Turqisë që kanë luajtur rol të rëndësishëm për të ndaluar Turqinë nga pushtimi i pjesës veriore të Sirisë”.

Ai ka thënë: “Kurdët kanë bërë shumë sakrifica në luftën kundër grupit terrorist ISIS. Kanë dhënë mbi 11 mijë të vrarë. Prandaj sipas mendimit tim, ky veprim ishte tradhti ndaj kurdëve. Pasojat afatgjate të këtij veprimi do të vendosin në pikëpyetje potencialin për t’u mbështetur të tjerët te Amerika”.  

Ky gjeneral në pension i Amerikës gjithashtu në përgjigje ndaj kësaj pyetje se a kanë pranuar Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe këtë mesazh ajo të cilën e quajtët “Politikë e keqe e Trump në Siri” se në rast të çfarëdo lloj përballje me Iranin, Amerika do të tërhiqet menjëherë?, ai tha: “Nuk e di. Mirëpo nëse unë do të isha në vend të krerëve të Arabisë Saudite, do të shqetësohesha në lidhje me mënyrën se si ne u tërhoqëm nga Siria”.

Gard shtoi: “Dërgimi i forcave amerikane në Arabinë Saudite, është një lloj dhënie e sigurisë për ata, natyrisht e atij lloji të mbështetjes të cilën e kanë pranuar më parë nga ne edhe kurdëd para tërheqjes së forcave amerikane nga Siri”.

Ai tha: “Çfarëdo lloj bisedime të mundshme mes Iranit dhe Arabisë Saudite janë të mira dhe do të jenë në dobi të rajonit. Natyrisht qeveria Donald Trump dhe politika e presionit të gjithanshëm ndaj Iranit, kundërshton një dialog të tillë. Nga pikëpamja e qeverisë së Trump, Irani është armiku numër një i Amerikës dhe për këtë arsye nuk do të mirëpret një dialog të tillë”.

 

Tags

Komente