Oct 19, 2019 21:28 Europe/Tirane
  • Droni amerikan sfidon Rusinë

Një dron amerikan fluturoi shumë afër kufirit perëndimor të Rusisë. Ky dron ishte ngritur nga një bazë ajrore në ishullin e Sicilisë.

Droni i tipit RQ-4B e kaloi kufirin rus të Kaliningradit për disa orë duke fluturuar në hapësirën ajrore të Lituanisë dhe shkoi deri në 32 km larg këtij kufiri. Droni gjithashtu fluturoi mbi provincat ruse Peskov dhe Kaliningrad disa herë nga kufiri midis Estonisë dhe Letonisë deri në Gjirin e Finlandës para se të largohej përfundimisht në rajonin përgjatë kufirit të Kaliningradit. Kohët e fundit, fluturimet e dronëve dhe aeroplanëve të zbulimit të huaj, përfshirë ato të amerikanëve, afër kufijve rusë, veçanërisht mbi Detin e Zi dhe provincën e Kaliningradit, janë përhapur shumë megjithë protestat e Moskës. "Krijimi i bazave të NATO-s pranë kufijve rusë nuk është një veprim pozitiv. Moska do të përgjigjet me mjete politike dhe ushtarake, "tha kryeministri rus Dmitry Medvedev. "Dihet që siguria e Rusisë është e pandashme nga interesat e saj. Ne jemi një fuqi e madhe bërthamore dhe krijimi nga ana e NATO-s e bazave afër kufijve rusë nuk të jep përshtypje pozitive ", i tha të përditshmes serbe Večernje Novosti, Medvedev para se të shkonte në Beograd.

 

Tags

Komente