Oct 22, 2019 11:10 Europe/Tirane
  • Pompeo: Trump është plotësisht gati për një operacion ushtarak kundër Turqisë

Sekretari amerikan i shtetit ka deklaruar se presidenti amerikan është plotësisht i gatshëm që të përdorë forcat ushtarake kundër Turqisë në rast nevoje.

Mike Pompeo, në një intervistë për CNBS deklaroi se Uashingtoni preferon të përdorë fuqinë dhe kompetencat diplomatike të tij por shtoi se në presidenti amerikan është plotësisht i  gatshëm për përdorimin e forcës ushtarake në rast nevoje. Sekretari amerikan nuk ka dhënë shpjegime se cilat janë rastet e nevojshme të përdorimit të forcës kundër Turqisë. Më 9 tetor pas largimit të forcave amerikane nga veriu i Sirisë, ushtria turke me pretekstin e luftës kundër terrorizmit dhe pastrimin e zonave kufitare të Sirisë dhe Turqisë nga prania e paramilitarëve kurdë, me urdhër të presidentit Rexhep Taip Erdogan ka nisur operacionin e quajtur Burimi i Paqes, veprim ky që është kundërshtuar dhe dënuar nga i gjithë faktori ndërkombëtar. Turqia dhe Amerika kanë rënë dakord për vendosjen e një armëpushimi 5-ditor në veri të Sirisë. Operacioni Burimi i Paqes i ushtrisë turke në Siri ka nisur me dritën jeshile të Amerikës.

Tags

Komente