Oct 22, 2019 21:32 Europe/Tirane
  • SHBA me tanke i jep mesazh Rusisë

Shtetet e Bashkuara vendosën një batalion ushtarësh dhe dhjetëra tanke në Lituani, veprim të cilin media e përshkruanin si një "mesazh për Rusinë".

Shtetet e Bashkuara ka filluar të hënën në 21 tetor vendosjen në Lituani të një batalioni ushtarësh dhe dhjetra tanke për një rotacion të paparë gjashtë mujor, si pjesë e asaj që ata e quajnë "një operacion parandalues" dhe një mesazh drejtuar Rusisë. Dhjetra tanke të tipit Abrams dhe mjete të blinduara Bradley mbërritën me hekurudhë në një terren trajnimi në rajonin Pabrade, afër kryeqytetit Lituanez, Vilnius. Cituar nga AFP, Ministri Lituanez i Mbrojtjes Raimundas Karoblis tha se vendosja e rreth 500 trupave amerikane për të qenë atje gjatë gjithë dimrit vërtetoi se një prani ushtarake amerikane në krahun lindor të NATO-s nuk ishte më një tabu. "Së pari, ky është një mesazh për Lituaninë dhe për vendet fqinje anëtare të NATO-s se aleatët janë me ne", tha ministri për AFP. "Ky është gjithashtu një mesazh për Rusinë për ti thënë që Shtetet e Bashkuara janë të angazhuara, dhe ky është një element shtesë parandalues," shtoi ai. Rusia ka paralajmëruar vazhdimisht Perëndimin kundër shtrirjes së NATO-s në Lindje.

 

Tags

Komente