Oct 29, 2019 15:39 Europe/Tirane
  • OKB nuk konfirmon vrasjen e Al-Baghdadi

Zëdhënësi i sekretarit të përgjithshëm të OKB ka deklaruar se kjo organizatë nuk mund të konfirmojë vërtetësinë e deklaratave të Amerikës në lidhje me vrasjen e kreut të grupit terrorist ISIS.

Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se Farhan Haq, zëdhënësi i OKB, ditën e hënë në një konferencë për shtyp, vuri në dukje pretendimet e autoriteteve amerikane për vrasjen e Abu Bekr Al-Baghdadi, kryet të grupit terrorist ISISI dhe tha: “Informacione të tilla duhet të konfirmohen nga palë të ndryshme.

Edmund Fitton, koordinuesi i ekipit të inspektorëve të OKB në lidhje me grupin terrorist ISIS, gjithashtu ka thënë: “Ky ekip nuk mund të konfirmojë vrasjen e Abu Bekr Al-Baghdadi, kreut të grupit terrorist ISIS, edhe pse deklaratat e autoriteteve të Amerikës janë serioze në lidhje me këtë çështjet”.

 

Tags

Komente