Oct 30, 2019 09:02 Europe/Tirane
  • Sekretari i Përgjithshëm i KB shpreh shqetësimin për situatën në Liban

Sekretari i Përgjithshëm i KB të martën në mbrëmje shprehu shqetësimin për të ardhmen politike të Libanit pas dorëheqjes së kryeministrit Saad al-Hariri.

IRNA raporton se Antonio Guterres bëri thirrje për t'i dhënë fund çdo dhune në Liban, duke shtuar se një zgjidhje politike mund të rikthejë stabilitetin dhe paqen në Liban, ndërsa "vakuumi politik" në këtë vend ka ngjallur gjithmonë shqetësime për trazira politike. Kryeministri i Libanit, Saad Hariri ka dhënë dorëheqjen në mesin e protestave që kanë mbërthyer vendin prej dy javësh. Hariri tha se Libani ka arritur në një pikë kritike dhe duhet bërë diçka për të ndalur krizën. Protestat nisën kundër planeve tashmë të anuluara për të taksuar telefonatat në Whatsapp, por u shndërruan në protesta kundër korrupsionit politik dhe krizës ekonomike. Libani ka një nga nivelet më të larta të borxhit në botë. Në një fjalim në televizion, Hariri tha se ai dhe qeveria e tij do të paraqisnin dorëheqjen para presidentit Mishel Aun. Demonstrimet kanë reflektuar ndasitë në shoqërinë libaneze dhe kanë çuar në një mbyllje 10 ditore të bankave, zyrave të tjera, shkollave dhe universiteteve.

 

 

Tags

Komente