Oct 31, 2019 10:07 Europe/Tirane
  • Takimi i Komitetit të Rishikimit të Kushtetutës siriane në Zvicër

Komiteti i Rishikimit të Kushtetutës siriane filloi  punimet në Gjenevë, Zvicër, me pjesëmarrjen e 150 anëtarëve.

Geir O. Pedersen, Përfaqësuesi Special i Kombeve të Bashkuara për Sirinë, të mërkurën në hapjen e takimit tha: Fillimi i punës së Komitetit Sirian për rishikimin e kushtetutës është një hap i rëndësishëm në zgjidhjen e krizës politike të vendit në kuadër të Rezolutës 2254 të Këshillit të Sigurimit të KB. Pedersen pasi deklaroi se "është populli sirian ai që përcakton të ardhmen e vendit të tij" shtoi: Komiteti Kushtetues është përgjegjës për hartimin dhe përpilimin e projekt-kushtetutës të gatshëm për referendum. Takimi do të vazhdojë deri të premten. Takimi i parë i Komitetit Kushtetues Sirian u mbajt të mërkurën në selinë e KB në Gjenevë, ku morën pjesë të 150 anëtarët e komitetit, përfshirë përfaqësues të qeverisë Siriane, opozitës dhe shoqërisë civile. Kriza siriane filloi në vitin 2011 me agresionin e gjerë të grupeve terroriste të mbështetur nga Arabia Saudite, SHBA dhe aleatët e tyre për të ndryshuar ekuacionet e rajonit në favor të regjimit sionist.

 


 

Tags

Komente