Nov 03, 2019 15:45 Europe/Tirane
  • Gutteres kërkon përmirësimin e gjendjes së refugjatëve Rohingia

Sekretari i përgjithshëm i OKB ditën e shtunë ka kërkuar përmirësimin e gjendjes së refugjatëve myslimanë Rohingia dhe kthimin e tyre me dinjitet në vendin e tyre.

Agjencia e lajmeve IRIB njoftoi se Antonio Gutteres duke theksuar se të shpërngulurit myslimanë Rohnigia po përballen me rreziqet më të mëdha, kërkoi nga qeveria e Mianmarit që të krijojë kushtet e përshtatshme për kthimin e në mënyrë vullnetare të të shpërngulurve Rohingia duke mbrojtur sigurinë dhe dinjitetin e tyre.

Vlen të theksohet se që nga 25 gushti i vitit 2017 e deri më tani, në kuadër të valës së re të sulmeve, shtypjes, agresionit dhe përdhunimit të ushtrisë së Mianmarit kundër myslimanëve Rohingia në provincën Rakhin në perëndim të këtij vendi, mbi 6000 persona janë vrarë dhe janë plagosur mbi 8000 persona të tjerë. Gjithashtu si pasojë e kësaj dhune, mbi një milionë myslimanë Rohingia janë detyruar të shpërngulen nga vendbanimet e tyre  dhe të ikin në Bangladesh.

 

Tags

Komente