Nëntor 05, 2019 09:02 Europe/Tirane
  • Amerika zyrtarisht largohet nga traktati i Parisit

Departamenti Amerikan i Shtetit (DASH) njoftoi se zyrtarisht i ka bërë të ditur OKB daljen e Amerikës nga traktati i ambientit i Parisit.

Morgan Ortugas, zëdhënëse e DASH me anë të një deklarate të publikuar dje pretendoi se Amerika ka nisur zyrtarisht procesin e tërheqjes dhe largimit nga traktati i ambientit i Parisit , ndërkohë që ajo vetë do të ndihmojë aleatët e saj që të ulin gazrat e efektit serë. 195 vende të botës më 12 dhjetor 2015 kanë nënshkruar traktatin e ambientit të Parisit të njohur me emrin COP21. Ky traktat ka për qëllim kufizimin e ngrohjes globale dhe uljen e gazrave të efektit serë që më shumë çlirohet nga përdorimi i energjisë fosilike. Vendet nënshkruese janë zotuar të bëjnë përpjekje për uljen e temperaturës së tokës me 1.5 gradë. Marrëveshja në fjalë ka nisur të zbatohet prej nëntorit 2016. Mirëpo Uashingtoni ashtu siç është larguar nga shumë marrëveshje ndërkombëtare prej 1 janarit 2017 shpalli tërheqjen e njëanshme të tij nga traktati i ambientit i Parisit, në një kohë kur Amerika është prodhuesja më e madhe e gazrave të efektit serë në botë.

Tags

Komente