Nov 06, 2019 15:38 Europe/Tirane
  • Gutteres reagon ndaj hapit të ri të Iranit për reduktimin e zotimeve bërthamore

Sekretari i përgjithshëm i OKB në reagim ndaj hapit të katërt të Iranit për reduktimin e zotimeve të tij në kuadër të marrëveshjes bërthamore, ka kërkuar nga të gjitha palët që të respektojnë këtë marrëveshje të madhe dhe ta mbështesin atë nga çdo aspekt.

Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se Antonio Gutteres, sekretari i përgjithshëm i OKB, ka reaguar ndaj hapit të ri të Iranit në reduktimin e zotimeve bërthamore duke kërkuar nga të gjitha palët që ta respektojnë këtë marrëveshje.

Stephan Dujaric, zëdhënësi i sekretarit të përgjithshëm të OKB, të martën në mbrëmje në një konferencë për gazetarë, ka thënë: “Marrëveshja bërthamore është një sukses i madh për paqen dhe sigurinë rajonale dhe për ndalimin e përhapjes së armëve bërthamore, prandaj sekretari i përgjithshëm u kërkon të gjitha palëve nënshkruese të kësaj marrëveshje që ta respektojnë atë”.

 

Tags

Komente