Nëntor 10, 2019 16:10 Europe/Tirane
  • Loja e Francës me kartën e djegur të MEK

Disa besojnë se Irani largimin e grupit terrorist MEK nga Franca duhet ta konsiderojë si një hap pozitiv nga ana e Parisit, mirëpo disa të tjerë kanë mendim të ndryshëm.  

Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se Mehrdad Sinapur, ekspert i çështjeve politike, në editorial ka trajtuar çështjen e dëbimit të grupit terrorist MEK nga Franca.

Tekstin e plotë të këtij editoriali po e sjellim në vazhdim.

Gjatë ditëve të fundit dëbimi i grupit terrorist MEK nga shteti i Francës si një vend i cili për gati 40 vite kishte siguruar qëndrim për këtë grup terrorist, është paraqitur si një prej çështjeve polemike dhe me plotë zhurmë në fushën e politikës së jashtme të Francës dhe pa marrë parasysh vërtetësinë ose pavërtetësinë e tyre, disa çështje janë të rëndësishme të analizohen.

Disa besojnë  si ky lajm mund të jetë një shenjë tjetër që tregon vendosjen dhe vullnetin e palës franceze për vendosjen e marrëdhënieve me Iranin dhe autoritetet këtë sjellje të Parisit duhet ta konsiderojnë si hap pozitiv nga ana e tyre për të ruajtur dhe zgjeruar bashkëpunimet dypalëshe, por edhe më gjerë se kaq, në kuadër të marrëdhënieve mes Iranit dhe Evropës.

Na anën tjetër, ndodhen një grup i ekspertëve dhe analistëve politikë të cilët kanë një vështrim më ndryshe ndaj kësaj çështje, ata besojnë se francezët me këtë veprim vetëm synojnë të sigurojnë interesat e tyre me një çmim sa më të ulët. Në realitet grupi i dytë i analistëve kritikojnë qasjen e fundit të Parisit për dëbimin e pjesëtarëve të moshuar të organizatës terroriste MEK dhe besojnë se në këtë çështje se pala franceze për të siguruar interesat e vete, dëshiron të luajë me një kartë të djegur me Iranin, kartë kjo e cila nuk ka kurrfarë vlere dhe pozite në politikën e jashtme të Iranit.

Në këtë drejtim mund të përmenden disa çështje:

Francezët për shumë vite u kanë dhënë qëndrim një grupi armiqësor me sistemin e Republikës Islamike të Iranit dhe kjo çështjeje është bërë shkak që ai grup terrorist gjatë qëndrimit të tij në Francës dhe nën mbrojtjen e autoriteteve të Parisit, me paturpësi dhe veprime të ulëta, të kryejë sulme terroriste kundër iranianëve brenda dhe jashtë kufijve të Iranit. Mirëpo sot, kur ai grup nuk ka as aftësinë dhe as forcën e duhur dhe pasi që nga ana e mbështetësve perëndimorë dhe amerikanë nuk konsiderohet si faktor i rëndësishëm kundër Republikës Islamike të Iranit, francezët synojnë të shfrytëzojnë këtë kartë të djegur.

Nëse në realitet vullneti i Parisit për dëbimin e pjesëtarëve të grupit terrorist MEK është i vërtetë dhe dëshiron të bëjë një veprim të tillë për të treguar qëllimin e mirë ndaj Republikës Islamike të Iranit, atëherë duhet ta kuptojë këtë çështje duke luajtur me kartën e grupit terrorist MEK që është një grup i vjetër dhe i dërrmuar me mijëra probleme të brendshme strukturale, nuk mund të tërheq vëmendjen e Iranit dhe me patjetër që ky veprim i francezëve nuk do të jetë i mjaftueshëm për Teheranin. Organizata terrorist MEK e cila ka një të kaluar të zezë në kryerjen e sulmeve terroriste dhe krimeve, për shumë vite ka gjetur qëndrim të sigurt në Francë, prandaj veprimi më i vogël që mund të pritet nga autoritetet e Francës në këtë drejtim, është kjo që aktualisht në mënyrë shumë transparente dhe të drejtë të shpjegojnë arsyet për të cilat u kanë dhënë strehim një grupi të tillë terrorist në territorin francez dhe të kërkojnë falja para popullit iranian për shkak të mbështetjes ndaj një grupi terrorist i cili ka vrarë me mijëra qytetarë iranianë gjatë viteve pas fitores së Revolucionit Islamik e deri më tani duke përdorur metoda të terroristëve dhe frikacakëve.

Franca duhet ta ketë parasysh këtë fakt se çështja e grupit terrorist MEK kurrë nuk është paraqitur dhe nuk ka qenë në pozitën e një çështje kryesore në politikën e jashtme të Iranit, prandaj pritja e tyre që në shkëmbim të një veprimi të tillë (dëbimin e pjesëtarëve të grupit terrorist MEK nga Franca) që akoma nuk është konfirmuar vërtetësia e këtij veprimi, të marrë privilegje nga Irani, është një pritje e madhe. Franca ndoshta dëshirën që me shkëmbimin e një të sëmuri që është futur në koma, të marrë disa privilegje nga Irani, mirëpo më mirë është që politikanët perëndimorë dhe sidomos politikanët francezë ta kuptojmë këtë çështjeje se aparati diplomatik i Iranit nuk ka kurrfarë interesim për zhvillimin e negociatave në lidhje me një temë të tillë, prandaj me këtë kartë të djegur, nuk mund të kërkojnë privilegje nga Iranit.

Evropianët nëse kanë vendosmëri dhe vullnet serioz për ruajtjen dhe zgjerimin e bashkëpunimeve të tyre me Iranin, në vend të lojës me kartën e djegur të një grupi terrorist të dalë jashtë funksioni, duhet të zbatojnë zotimet e tyre në kuadër të marrëveshjes bërthamore që kanë premtuar zbatimin e tyre.

Me padyshim se liderët evropianë janë të informuar për kërkesat legjitime dhe me të drejtë të Iranit në kuadër të marrëveshjes bërthamore dhe e dinë se deri në kohën kur Irani të mos përfitojë asgjë nga marrëveshja bërthamore dhe ata të mos kenë gatishmërinë të paguajnë një çmim përball politikave të padrejta dhe arrogante të Amerikës kundër Iranit, edhe Teherani gjithashtu do të vazhdojë politikën e tij për reduktimin e zotimeve të veta në kuadër të marrëveshjes bërthamore nëpërmjet katër hapave që ka marrë deri më tani. Në fund, rruga për të dalë nga kjo situatë është përcaktuar dhe në mënyrë të përsëritshme është theksuar nga ana e diplomatëve iranianë gjatë negociatave të tyre me palët evropiane, rezistenca përball politikës arrogante të Amerikës, ruajtja e marrëveshjes bërthamore si suksesin e vetëm diplomatikë të evropianëve dhe natyrisht garantimin e sigurimit të tyre nëpërmjet saj, vazhdimi i bashkëpunimeve financiare dhe tregtare me Iranin nëpërmjet kanaleve dhe mekanizmave të krijuara jashtë sistemit të dollarit dhe të kontrollit të Amerikës dhe natyrisht gatishmëria për të paguar një çmim të caktuar të përballjes me Amerikën nga ana e shteteve evropiane.

 

Tags

Komente