Nov 11, 2019 15:00 Europe/Tirane
  • Mogherini: Do t'i shqyrtojmë të gjitha zhvillimet e Lindjes së Mesme duke përfshirë edhe Iranin dhe marrëveshjen bërthamore

Shefja e diplomacisë evropiane ka shpjeguar temat kryesore që do të diskutohen sot në takimin e ministrave të punëve të jashtme të vendeve anëtare të BE.

Agjencia e lajmeve Mehr njoftoi se Federica Mogherini, shefja e diplomacisë evropiane, në një prononcim para gazetarëve në Bruksel, deklaroi: "Në takimin e ministrave të punëve të jashtme që zhvillohet sot, do të diskutojmë në lidhje me situatën aktuale në Irak dhe shqetësimet tona në lidhje me këtë çështje. Iraku nuk është temë kryesore e bisedimeve të sotshme, mirëpo ne deklarojmë shqetësimet tona serioze në lidhje me këtë çështje".

Sipas Mogherinit, zhvillimit në Afganistan, sidomos çështja e zgjedhjeve presidenciale në këtë vend si dhe zhvillimet në Bolivi, janë tema të tjera që do të diskutohen në mbledhjen e ministrave të punëve të jashtme të vendeve anëtare të BE.

Mogherini gjithashtu deklaroi se në mbledhjen e sotshme do të diskutohet edhe në lidhje me gjendjen e sigurisë në rajonin e Gjirit Persik dhe mënyrën e pranisë dhe trajtimit të BE në relacion me zhvillimet në këtë rajon.

Në lidhje me këtë se në këtë takim a do të diskutohet edhe çështja e marrëveshjes bërthamore dhe Iranit, zonja Mogherini deklaroi: "Ashtu siç u tha edhe më parë, në këtë mbledhje do të diskutohen të gjitha zhvillimet përkatëse me Lindjen e Mesme duke përfshirë edhe marrëveshjen bërthamore dhe Iranin duke marrë parasysh raportet e ANEA-s".

 

Tags

Komente