Nov 12, 2019 15:13 Europe/Tirane
  • Joe Biden pohon shtimin e vetëvrasjeve në mesin e ushtarëve amerikanë

Ish-zv/presidenti i Amerikës ka pohuar se vetëvrasja e ushtarëve amerikanë është shndërruar në një problem serioz.

Kanali televiziv CNN njoftoi se Joe Biden, kandidati demokrat për zgjedhjet presidenciale 2020 në Amerikë, ditën e hënë në një program elektoral drejtpërdrejtë, ka folur në lidhje me gjendjen e veteranëve të ushtrisë së Amerikës dhe ka thënë se numri i ushtarëve veteranë të Amerikës që po bëjnë vetëvrasje është shumë më i madh se sa numri i ushtarëve të cilët janë vrarë në betejat e luftës. Ky proces duhet të ndërpritet, tha Biden.

Joe Biden gjithashtu ka deklaruar se 100 mijë persona të prekur nga traumat psikologjike nga lufta në Irak dhe Afganistan janë kthyer në shtëpi dhe nuk kanë marrë shërbimet për të cilat kishin nevojë.

Gazeta amerikane "New York Times" gjithashtu në fund të tetorit në një raport të saj ka shkruar se mbi 45 mijë veteranë të ushtrisë amerikane ose persona që kanë shërbyer në ushtrinë e Amerikës gjatë gjashtë viteve të fundit, kanë bërë vetëvrasje. Kjo gazetë amerikan në vazhdon pohon se duke llogaritur shifrën e përgjithshme të vetëvrasjeve, për çdo ditë rreth 20 ushtarakë amerikanë bëjnë vetëvrasje.

 

Tags

Komente