Nov 12, 2019 15:34 Europe/Tirane
  • Vendimi i gjykatës së Hagës: Fëmijët e terroristëve të ISIS të kthehen në Holandë

Një gjykatë në Holand ka lëshuar një verdikt në të cilin është kërkuar se qeveria duhet të zotohet për kthimin e 56 fëmijëve të grave holandeze dhe anëtar të grupit terrorist ISIS nga Siria në Holandë.

Kanali televiziv Al Xhazira njoftoi se Hans Vetter, gjykatësi i një gjykate në Holandë, ditën e hënë ka lëshuar një verdikt në të cilin ka theksuar se gratë shtetase të Holandës të cilat i ishin bashkuar grupit terrorist ISIS, nuk ka nevojë të kthehen në Holandë, mirëpo qeveria e Holandës duhet të zotohet për kthimin e 56 fëmijëve të këtyre grave nga Siria në Holandë.

Hans Vetter ka shtuar: "Qeveria e Holandës duhet t'i bëjë të gjitha përpjekjet për kthimin e fëmijëve të cilët kanë më pak se 12 vjet dhe janë shtetas të Holandës. Shumica e këtyre fëmijëve kanë më pak se gjashtë vjet".

Në një pjesë të këtij verdikti thuhet: "Këto gra ishin të vetëdijshme për krimet që ka kryer ISIS dhe duhet të gjykohen, mirëpo fëmijët nuk mund të konsiderohen përgjegjës për veprimet e prindërve të tyre sa do që këto veprime të jenë të rrezikshme. Këta fëmijë janë viktimë të veprimeve të prindërve të tyre.

 

Tags

Komente