Nov 13, 2019 14:00 Europe/Tirane
  • Dhëndurët e Trump dhe Erdogan, kanale sekrete për elasticitetin e Amerikës ndaj Turqisë

Tre figura qëndrojnë në prapaskenën e elasticitetit në qëndrimet e Amerikës ndaj veprimeve të Turqisë në Lindjen e Mesme. Ata kanë lidhje familjare me presidentët e shteteve të tyre dhe kjo lidhje i ka ndihmuar ata në forcimin e marrëdhënieve të Ankarasë me Uashingtonin.  

Agjencia e lajmeve ISNA njoftoi se sipas një raporti të gazetës "New York Times" të Amerikës, këto figura janë Borat Albajrak, ministri i financave dhe thesarit të Turqisë dhe dhëndri i Rexhep Taip Erdogan, presidentit të Turqisë, i cili mbikëqyrë marrëdhëniet e vendit të tij me Amerikën. Figura e dytë është Mehmetali Jelsindag, një tregtar turk dhe partner tregtar i organizatës së Trump dhe mbështetës i qëndrimeve të Ankarasë ndaj Uashingtonit. Ndërsa figura e tretë në këtë lidhje është Gared Kushner i cili është dhëndër dhe këshilltar i lartë i Donald Trump, presidentit të Amerikës, i cili ka ndikim shumë të madh në politikën e jashtme amerikane.

Këto tre figura nëpërmjet lidhjeve personale që kanë me njëri-tjetrin, kanë arritur të krijojnë një linjë ndërlidhëse mes Trump dhe Erdogan. Erdogan sot (të mërkurën)  disa javë pas fillimit të agresionit ushtarak të Turqisë kundër pjesës veriore të Sirisë, të shkojë në Shtëpinë e Bardhë.

Erdogan në një intervistë televizive ka parashikuar se negociatat speciale mes dhëndrit dhe ministrit të financave të tij me Gared Kushner do të rezultojnë me kthimin në rrugën e drejtë të marrëdhënieve me plotë tensione mes Uashingtonit dhe Ankarasë.

Amerika nuk ka vendosur sanksione kundër Turqisë për shkak të operacionit ushtarak kundër pjesës veriore të Sirisë dhe përveç kësaj Uashingtoni ka pezulluar sanksionet ndaj Turqisë edhe pasi Turqia ka përdorur sistemin e mbrojtjes raketore të Rusisë. Ky elasticitet ka vazhduar deri në vetëpërmbajtjen e qeverisë së Amerikës për vendosjen e sanksioneve kundër bankave të Turqisë edhe pas vërtetimit se ato banka kanë shkelur sanksionet e Amerikës kundër Iranit.

Erdogan me ndihmën e dhëndrit të tij dhe partnerit tregtar turk të Trump si dy të dërguar të Turqisë në Shtëpinë e Bardhë për të biseduar me Kushnerin në lidhje me rrugën e mundshme për të mënjanuar mosmarrëveshjet mes të dy vendeve, ka arritur ta shpëtojë vendin e tij nga sanksionet e mundshme të Amerikës.

Ndikimi i pranisë së këtyre dy figurave në Shtëpinë e Bardhë është zbuluar me praninë e Albajrak në një konferencë të cilën e kishte organizuar Jelsindag në hotelin ndërkombëtar të Trump në Uashington në të cilën ishte pjesëmarrës edhe Gared Kushner. Në këtë konferencë dhëndri i Erdoganit ka arritur ta bindë Gared Kushner për të shtyrë vendosjen e sanksioneve kundër Turqisë për shkak të blerjes së armatimeve nga Turqia. Gjithashtu pas kësaj konference në Shtëpinë e Bardhë është organizuar një mbledhje urgjente.

Sipas shumë këshilltarëve të Erdogan, dy presidentët preferojnë të përdorin marrëdhëniet familjare dhe tregtare si kanale sekrete për të biseduar mes vete. Ata po arsyetojnë në këtë mënyrë se kanë dyshime në lidhje me komplotet e mundshme të disa funksionarëve në qeveritë e tyre kundër vetë atyre.

 

Tags

Komente