Nov 13, 2019 20:29 Europe/Tirane
  • Trump i ka ofruar Erdoganit një kontratë prej 100 miliardë dollarësh

Sipas disa burimeve të mirinformuara, Presidenti amerikan i ka ofruar homologut të tij turk një marrëveshje tregtare prej 100 miliardë dollarësh për të kompensuar sanksionet ndaj këtij vendi për shkak të një marrëveshje për të blerë sistemin raketor S-400 të Rusisë.

Sipas agjencisë së lajmeve ISNA, këto burime në një bisedë me Washington Post theksuan se në një letër të Presidentit amerikan Donald Trump drejtuar javën e kaluar për homologun e tij turk Rexhep Tajip Erdogan, i cili aktualisht ndodhet në Uashington për të diskutuar problemet në marrëdhëniet midis të dy vendeve, u parashtruan këto propozime kishin për qëllim përmirësimin e marrëdhënieve SHBA-Turqi. Washington Post parashikoi se propozimet do të zemëronin disa ligjvënës amerikanë, veçanërisht senatorët, të cilët muajin e kaluar vendosën sanksione ndaj Ankarasë për operacionet ushtarake turke në veri të Sirisë. Ligjvënësit amerikanë kanë vendosur sanksione të tjera ndaj Turqisë për shkak të blerjes së sistemeve raketore ruse S-400. Washington Post raporton se vlera e marrëveshjes së propozuar nga Trump për Turqinë që kap shifrën prej 100 miliardë dollarësh është afërsisht e barabartë me humbjet e shkaktuara Ankarasë nga sanksionet e SHBA.

 

Tags

Komente