Nov 13, 2019 20:38 Europe/Tirane
  • Trump: Nëse diçka ndodh në Amerikë, unë do të bëhem Kryeministër i Izraelit!

Presidenti me ironi dhe me shaka tha: "Nëse unë hiqem nga presidenca e SHBA, unë do të marr përsipër postin e kryeministrit izraelit!"

Sipas agjencisë ISNA, Presidenti amerikan Donald Trump tha në një fjalim para një turme kryesisht hebreje se përqindja e mbështetjes për të në territoret e okupuara ishte rreth 98 %, dhe shtoi: Qeveria ime po punon shumë për të mbështetur Izraelin. "Nëse ndodh ndonjë gjë këtu, unë do të shkoj në Izrael dhe shpejt do të zgjidhem si Kryeministër," tha Trump. Për herë të parë në dy muaj, presidenti i Shteteve të Bashkuara pyeti për krijimin e një kabineti në territoret e okupuara që nga zgjedhjet e dyta të Knesset këtë vit, duke thënë: "Si është struktura elektorale në Izrael ?!" "Ka lloje të ndryshme të konflikteve këtu (në Shtetet e Bashkuara), por të paktën ne e dimë kush është bosi," tha ai. "Por ata (në Izrael) po vazhdojnë procesin e zgjedhjeve pa zgjedhur askënd".

 

Tags

Komente