Nov 14, 2019 09:09 Europe/Tirane
  • Trump: Turqia partnere strategjike e Amerikës

Rexhep Taip Erdogan, i ndodhur në Uashington është takuar dhe ka biseduar me presidentin amerikan Donald Trump.

Trump pas takimit me presidentin turk mbajti një konferencë për shtyp ku tha se Turqia është partnere e Amerikës në NATO dhe partner strategjik i Uashingtonit. Në fjalë e tij Trump deklaroi se Ankaraja dhe Uashingtoni do të bëjnë përpjekje që niveli i shkëmbimeve tregtare mes dy vendeve të arrijë kuotën e 100 miliard dollarëve. Takimet me presidentin turk Recep Tayyip Erdoğan dhe zyrtarët e tij të lartë ishin "shumë produktive", tha presidenti i SHBA-së Donald Trump. Duke folur në konferencën për media pas takimit që u realizua midis dy presidentëve dhe delegacioneve të tyre në Shtëpinë e Bardhë, Trump tha se diskutimet ishin "të mrekullueshme". "Aleanca amerikane-turke mund të jetë një forcë e fuqishme për siguri dhe stabilitet, jo vetëm në Lindjen e Mesme, por edhe më gjerë. Mezi pres të punoj me ju" tha Trump. "Presidenti Erdogan lufton terrorizmin njëlloj sikurse e luftojmë ne", shtoi ai. Presidenti amerikan e quajti Turqinë si një "aleat i shkëlqyeshëm në NATO", pasi ai dhe Erdogan diskutuan një sërë temash, përfshirë blerjen e sistemit anti-ajror rus S-400 nga ana e Ankarasë, avionin e përbashkët luftarak F-35, tregtinë dypalëshe dhe ndërprerjen e operacionit të Turqisë në veri të Sirisë. Trump tha se ai dhe Erdogan kanë udhëzuar zyrtarët e tyre të lartë të "fillojnë menjëherë punën për zgjidhjen e çështjes S-400". Pranimi i sistemeve S-400 nga ana e Turqisë, tha Trump, "krijon disa sfida shumë serioze për ne, dhe ne po flasim vazhdimisht". "Ne folëm për të sot. Do të flasim për të në të ardhmen. Shpresojmë se do të jemi në gjendje ta zgjidhim këtë situatë", shtoi Trump. Lidhur me zgjerimin e vëllimit të tregtisë dypalëshe për të arritur në 100 miliardë dollarë, Trump tha se ai mendon se dy vendet kanë bërë "përparim të jashtëzakonshëm në këtë drejtim". "Ne e inkurajojmë Turqinë të hapë më tej tregun e saj, dhe ata po e bëjnë këtë gjë," tha Trump. Duke folur për refugjatët e strehuar në Turqi, presidenti amerikan tha se Evropa nuk ka ofruar mjete të mjaftueshme financiare për ta. Presidentit amerikan Donald Trump drejtuar javën e kaluar për homologun e tij turk Rexhep Taip Erdogan, i cili aktualisht ndodhet në Uashington për të diskutuar problemet në marrëdhëniet midis të dy vendeve, u parashtruan këto propozime kishin për qëllim përmirësimin e marrëdhënieve SHBA-Turqi. Uashington Post parashikoi se propozimet do të zemëronin disa ligjvënës amerikanë, veçanërisht senatorët, të cilët muajin e kaluar vendosën sanksione ndaj Ankarasë për operacionet ushtarake turke në veri të Sirisë. Ligjvënësit amerikanë kanë vendosur sanksione të tjera ndaj Turqisë për shkak të blerjes së sistemeve raketore ruse S-400. Uashington Post raporton se vlera e marrëveshjes së propozuar nga Trump për Turqinë është afërsisht e barabartë me humbjet e shkaktuara Ankarasë nga sanksionet e SHBA.

Tags

Komente