Nov 16, 2019 13:28 Europe/Tirane
  • Pelosi: Sulmi i Trump kundër ish-ambasadores së Amerikës, tregon pasigurinë e një mashtruesi

Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve të Amerikës ka kritikuar sulmin e presidentit të Amerikës ndaj dëshmitares për skandalet e "Ucrain Gate".

Faqja informative "Hill" njoftoi se Nancy Pelosi, kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve të Amerikës, ka kritikuar ashpër sulmin e Donald Trump, presidentit të Amerikës ndaj Marie Yovanovitch, ish-ambasadores së Amerikës në  UIkrainë, dhe ka thënë se ky sulm tregon gjendjen e pasigurisë që po e ndjen Trump dhe me këtë veprim ai ka bërë një gabim shumë të madh. 

Ish-ambasadorja amerikane në Ukrainë, Marie Yovanovitch dha dëshminë e saj para Dhomës së Përfaqësuesve. Ajo tha, se është ndjerë e kërcënuar nga presidenti Trump. Gjatë dëshmisë Trump e sulmoi atë në twitter.

Në aferën e Ukrainës u shpreh edhe ish-ambasadorja amerikane në Ukrainë, Marie Yovanovitch para Dhomës së Përfaqësuesve të premten. Gjatë seancës dëgjimore publike, Trump e sulmoi atë në twitter. Kudo, ku Marie Yovanovitch ka qenë, gjendja është bërë më keq, shkroi Trump. Yovanovitch u pyet gjatë seancës për këtë tweet. „Kjo është frikësuese", tha ajo. Kryetari i komisionit hetimor, Adam Schiff akuzoi Trump për „frikësim në kohë reale". Më parë Yovanovitch ishte shprehur nën betim, se ajo ishte ndjerë e kërcënuar nga pohimet e Trump.

Tags

Komente