Nov 17, 2019 07:17 Europe/Tirane
  • Sales kërkon tërheqjen dhe largimin e plotë të Iranit nga Siria

Koordinatori për luftën kundër terrorizmit në departamentin amerikan të shteitt pasi ka përsëritur pretendimet boshe të Uashingtonit kundër Iranit ka thënë se Irani duhet të tërhiqet dhe largohet plotësisht nga Siria.

Nathan Sales, në një konferencë të përbashkët shtypi me James Jeffry, pasi pretendoi se Republika Islamike e Iranit është bërë shkak për destabilizimin e Sirisë tha se Uashingtoni kërkon që pranisë së Iranit në Siri, t’i jepet fund. Irani për të luftuar kundër grupeve terroriste të mbështetur nga Amerika dhe aleatët e saj në Siri, me kërkesë zyrtare të qeverisë siriane ka dërguar konsulentë ushtarakë në këtë vend, gjë e cila në asnjë mënyrë nuk pranohet dhe nuk pëlqehet nga Amerika.  Kriza në Siri filloi në vitin 2011 me pushtimin masiv të grupeve terroriste të mbështetura nga Arabia Saudite, Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre, duke përfshirë Turqinë, për të ndryshuar ekuacionet rajonale në favor të regjimit sionist. Mbi 330 mijë persona janë vrarë në Siri dhe miliona të tjerë janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre, që nga fillimi i konfliktit në Siri në mars të vitit 2011.

 

Tags

Komente