Nov 17, 2019 13:31 Europe/Tirane
  • Londra kundër vendimit të Turqisë për ekstradimin e terroristëve anglezë të ISIS

Anglia ka kundërshtuar vendimin e Turqisë për ekstradimin e terroristëve anglezë të ISIS në këtë vend.

Gazeta angleze "Times" ditën e shtunë ka raportuar se qeveria e Anglisë në mënyrë të qartë nuk ka kundërshtuar pranimin e shtetasve anglezë të cilët i ishin bashkuar më parë grupit terrorist ISIS, mirëpo siç duket autoritetet angleze po kërkojnë një alternativë tjetër që këta persona të gjykohen në kuadër të Gjykatës Ndërkombëtare.

Sipas kësaj gazete angleze autoritetet e qeverisë së Londrës dhe të Ankarasë kanë rënë dakord që ekstradimi i pjesëtarëve të grupit terrorist ISIS në Angli është i kushtëzuar për zhvillimin e negociatave dhe arritjen e marrëveshjes mes autoriteteve të të dy vendeve. Megjithëkëtë qeveria e Turqisë ditën e enjte ka dëbuar nga ky vend një person të dyshuar për lidhje me grupin terrorist të ISIS. Policia e Londrës ka deklaruar se ka arrestuar personin në fjalë në aeroportin "Hitro". Ministria e Brendshme e Turqisë javën e kaluar ka bërë të ditur fillimin e procesit për ekstradimin e pjesëtarëve me shtetësi evropiane të grupit terrorist ISIS në vendet e tyre përkatëse. Ismail Çatakli, zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme të Turqisë, vuri në dukje faktin se terroristët evropianë të ISIS pas kryerjes së procedurave ligjore të dëbimit, do të kthehen në vendet e tyre përkatëse, theksoi: "Procesi për ekstradimin e pjesëtarëve evropianë të grupit terrorist ISIS, ka filluar javën e kaluar pas deklaratave të Sulejman Syvejli, ministri i brendshëm i Turqisë".

Ai duke thënë se personat e ekstraduar kanë shtetësi gjermane dhe daneze, shtoi: "Dy terroristë të ISIS i kemi arrestuar në veri të Sirisë dhe pas kryerjes së procedurave ligjore, ata do të ekstradohen në Gjermani. Procesi për ekstradimin e terroristëve të huaj drejtë vendeve të tyre do të vazhdojë me të gjithë intensitetin e mundur".

Jean-Yves Le Drian, ministri i punëve të jashtme të Francës, të enjten në takimin e ministrave të punëve të jashtme të vendeve anëtare të koalicionit anti-ISIS në Uashington, deklaroi: "Parisi pëson se terroristët e ISIS të arrestuar duhet të gjykohen në përputhje me krimet që kanë kryer".

Megjithëkëtë Amerika ka kërkuar nga shtetet evropiane që të programojnë masat e duhura për kthimin e shtetasve të tyre pjesëtarë të grupit terrorist ISIS. Natan Siles, përgjegjës për koordinimin e luftës kundër terrorizmit të Amerikës, në një prononcim për gazetarë, ka deklaruar: "Askush nuk duhet të presë që Amerika ta zgjidhë këtë çështje për ata". Turqia nuk ka paraqitur shifra të sakta të pjesëtarëve anglezë të grupit terrorist ISIS që po i mbanë në burgjet e saj.  

 

Tags

Komente