Nov 17, 2019 20:22 Europe/Tirane
  • Aeroplambajtësja kineze nën hundën e amerikanëve

Sipas Agjencisë së Lajmeve Sputnik, Ministria e Mbrojtjes e Tajvanit njoftoi të dielën se një flotë kineze, mes të cilës edhe një aeroplanmbajtëse, ka kaluar në ngushticën e Tajvanit shumë pranë luftanijeve amerikane.

Uashingtoni vazhdon të intensifikojë aktivitetet e tij kundër Pekinit në margjinat e trazirave që po ndodhin në Hong Kong dhe Tajvan. Pavarësisht paralajmërimeve të Pekinit, destrojerët dhe anijet raketalëshuese amerikane kaluan nëntë herë këtë vit në ngushticën e Tajvanit. Ngushtica e Tajvanit, e cila shtrihet në një hapësirë prej 180 km, e ndan Tajvanin nga Kina kontinentale. Gjatë Luftës së Dytë Botërore, ishulli u nda nga Kina duke shpallur pavarësinë e tij. Sipas Reuters, grupi i luftanijeve kineze kaloi ngushticën e Tajvanit duke përcjellë një mesazh kërcënues në prag të zgjedhjeve presidenciale në ishullin rebel. Pekini e konsideron Tajvanin si pjesë të territorit kinez dhe kinezët theksojnë se veprimet amerikane në ngushticën e Tajvanit janë një shkelje e sovranitetit kinez dhe një shkelje e parimit të "Kinës së vetme".

 

Tags

Komente