Nov 17, 2019 20:23 Europe/Tirane
  • SHBA fajëson Iranin për krizën në Gaza, kërkon aleancën ushtarake arabe

Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo ka pretenduar se Irani është pas dhunës së fundit të shkaktuar nga vrasja e një komandanti të lartë palestinez në Rripin e Gazës nga ushtria e Izraelit.

Në postimet e bëra të shtunën, Pompeo pretendoi se Teherani po përdor lëvizjen e Xhihadit Islamik si një "proxy" për të goditur Izraelin dhe për të nxitur konfliktin rajonal. Deklaratat e Pompeos me sa duket kanë për qëllim amnistimin e regjimeve arabe të cilat kryesisht kanë heshtur ndërsa sulmet e egra ajrore izraelite kishin në shënjestër Gazën, duke vrarë të paktën 34 njerëz, përfshirë shumë gra dhe fëmijë. Administrata amerikane ka luajtur një rol kryesor në bashkimin e regjimeve arabe me Izraelin rreth qëllimit kryesor të përballjes me Iranin. Ndërkohë, Shefi i Shtabit të Forcave Ajrore të SHBA, David Goldfein u kërkoi shteteve arabe të Gjirit Persik që të zgjidhin dallimet mes tyre dhe të unifikojnë potencialet e tyre ushtarake përballë Iranit. Uashingtoni e sheh një konflikt të vazhdueshëm që Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Bahrejni dhe Egjipti kanë me Katarin si një kërcënim për planin e tij për të krijuar një front të bashkuar arab kundër Iranit dhe ka provuar pa sukses të ndërmjetësojë për të zgjidhur mosmarrëveshjen.

 

Tags

Komente