Nov 20, 2019 15:37 Europe/Tirane
  • Zbulohen gjurmët e CIA-s në trazirat në Iran

Drejtori i institutit amerikan për hulumtim "Ran Poul" ka zbuluar se organizata e inteligjencës amerikane CIA ka luajtur rol në trazirat e krijuara në Iran.

Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se Daniel McAdams, drejtori i institutit amerikan për hulumtim "Ran Poul", ditën e martë në një intervistë me kanalin televiziv RT, në lidhje me trazirat e fundit në Iran ka thënë: "Zhvillimet e fundit të Iran, nuk janë vetëm protesta të krijuara si pasojë e rritjes së çmimit të karburanteve, por janë trazira të cilat janë projektuara nga bashkëpunëtorët e Amerikës në Iran dhe janë zhvilluar duke ndjekur modelet e CIA-s".

McAdams si shembull e përmendi grupin terrorist MEK si një prej bashkëpunëtorëve të Amerikës dhe shtoi: "Ky lloj i trazirave më tepër janë rezultat i veprimeve të CIA-s që janë projektuar në mandatin e qeverisë së Trump dhe përgjegjësia për drejtimin e këtyre veprimeve i është dhënë Michael D'Andria, një agjent i CIA-s i njohur me epitetin "Ajetullah Mike"".

Më parë gazeta amerikane "New York Times" në një raport të saj që është shoqëruar me shumë reagime të gjera, ka zbuluar një projekt e cili ka filluar të zbatohet nën drejtimin e D'Andria në CIA me qëllim krijimin e trazirave në Iran dhe financohet nga ana e Arabisë Saudite dhe Emirateve të Bashkuara.

Shtëpia e Bardhë ditën e diele me anë të një deklarate ndërhyrëse, duke përsëritur pretendimet e pabaza kundër Iranit, ka mbështetur një grup të faktorëve destruktivë të cilët duke shfrytëzuar protestat në disa qytete të Iranit kundër rritjes së çmimit të karburanteve, kanë shkatërruar prona publike dhe private.

 

Tags

Komente