Nov 20, 2019 20:28 Europe/Tirane
  • Moska: Vendosja e trupave amerikane në Arabinë Saudite do të shkaktojë tensione

Rusia ka paralajmëruar se një plan i administratës amerikane për të vendosur mijëra forca ushtarake në Arabinë Saudite vetëm sa do t'i shtojë tensionet tashmë të larta në rajonin e Lindjes së Mesme.

Zëvendësministri i Jashtëm rus Mikhail Bogdanov i bëri këto komente të Mërkurën, një ditë pasi Presidenti i SHBA Donald Trump njoftoi Kongresin se do të rrisë numrin e përgjithshëm të trupave amerikane në Arabinë Saudite në 3,000. Presidenti amerikan në një letër dërguar kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve, duke e cilësuar Iranin si kërcënim, njoftoi për dërgimin e 3 mijë forcave dhe pajisjeve ushtarake amerikane në Arabinë Saudite.Në këtë letër Donald Trump bëri të ditur se kontingjenti i parë i këtyre forcave ka shkuar në Arabinë Saudite dhe javën e ardhshme do të dërgohen kontingjente të tjera. Presidenti amerikan pretendoi se forcat dhe pajisjet ushtarake amerikane do të kenë për mision mbrojtjen e fushave dhe industrinë e naftës së Arabisë Saudite.

 

Tags

Komente