Nov 21, 2019 20:27 Europe/Tirane
  • Sanders: Trump është presidenti më i korruptuar i SHBA

Kandidati kryesor elektoral demokrat për zgjedhjet presidenciale të SHBA-së, ndërsa e cilësoi të "korruptuar" presidentin Donald Trump, ka mbështetur planin për shkarkimin e tij.

Sipas agjencisë së lajmeve Reuters, Senatori i Shtetit të Vermontit, Bernie Sanders dhe një nga kandidatët kryesorë demokrat në zgjedhjet presidenciale të vitit 2020 në SHBA, ka kritikuar veprimet e presidentit Donald Trump dhe ka shtuar: "Ne kemi një president, i cili nuk është vetëm një gënjeshtar i sëmurë, por edhe presidenti më i korruptuar në historinë moderne amerikane". "Ne mund të luftojmë korrupsionin e Trump, por gjithashtu duhet të mbështesim familjet e atyre që punojnë", tha Sanders.

 

Tags

Komente