Nov 21, 2019 20:28 Europe/Tirane
  • Moska: Qëndrimi i SHBA ndaj trazirave në Iran është

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse i quajti "hipokrizi" deklaratat e Sekretarit të Shtetit të SHBA për mbështetjen e popullit iranian.

Siç njofton agjencia e lajmeve IRNA, Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse Maria Zakharova duke folur për qëndrimin e Sekretarit të Shtetit të SHBA Mike Pompeo në mbështetje të trazirave në Iran, tha se zyrtarët amerikanë nga njëra anë pretendojnë se mbështesin dëshirat e popullit iranian dhe nga ana tjetër ,përpiqen të bëjnë gjithçka për të rritur dhimbjet dhe vuajtjet e njerëzve të këtij vendi. "Kjo nuk është gjë tjetër, veçse hipokrizi", tha zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse. Politika mashtruese e Amerikës për mbrojtjen e popullit iranian zbatohet ndërsa Uashingtoni ka vënë në shënjestër jetën dhe shëndetin e popullit iranian për 40 vitet e fundit në kontekstin e terrorizmit ekonomik.

 

Tags

Komente