Nov 21, 2019 20:28 Europe/Tirane
  • SHBA pohon rolin e saj në trazirat e ditëve të kaluara në Iran

Përgjegjësi për Iranin i Departamentit amerikan të Shtetit, Brian Hook, bëri një pohim të qartë duke thënë se "edhe me ndërprerjen e internetit në Iran, ne ishim në gjendje të ofronim rrugë komunikimi mes protestuesve duke përdorur mjete të veçanta komunikimi".

Duke folur për BBC Persian, Hook tha: "Duke ofruar mjete komunikimi ne ishim në gjendje të siguronim komunikimin mes protestuesve, madje edhe me shkëputjen e internetit në Iran". Ai shtoi se SHBA do të vazhdojë të përkrahë protestuesit që janë të pakënaqur nga politikat e qeverisë së Iranit.

 

Tags

Komente