Nëntor 27, 2019 20:20 Europe/Tirane
  • Erdogan: Izraeli po rrezikon të ardhmen e botës dhe të rajonit

"Regjimi Sionist ka rrezikuar të ardhmen e botës dhe gjithë rajonin e Azisë Perëndimore", tha presidenti turk duke kritikuar strukturën e Këshillit të Sigurimit të OKB.

Siç raporton agjencia e lajmeve Anadolu, duke folur të mërkurën para Komitetit Ekonomik dhe Tregtar të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik (OIC) në Qendrën e Kongreseve të Stambollit, Rexhep Tajip Erdogan përsëriti kërkesën e tij për një riorganizim të Këshillit të Sigurimit të OKB, duke shtuar se asnjë nga anëtarët e përhershëm të këshillit nuk është një vend mysliman, por ky këshill merr vendime për të gjithë botën. "Ky sistem i padrejtë nuk duhet të vazhdojë", theksoi Erdogan. Duke kritikuar okupimin dhe aktivitetet kriminale të regjimit sionist, presidenti turk deklaroi: "Izraeli, i cili nuk respekton të drejtën e jetës, pronës dhe biznesit të palestinezëve, ka rrezikuar seriozisht të ardhmen e botës dhe të rajonit". "Ata janë duke bërë një gabim i madh," tha Erdogan në një paralajmërim indirekt për Shtetet e Bashkuara dhe vendet që e kanë konsideruar Jerusalemin e pushtuar si kryeqytetin e regjimit sionist dhe që ranë dakord të transferojnë ambasadat e tyre nga Tel Avivi, në këtë qytet.

 

Tags

Komente