Dhjetor 04, 2019 15:18 Europe/Tirane
  • Rezoluta e OKB: Izraeli duhet të largohet nga Lartësitë e Golanit

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara ka miratuar një rezolutë në të cilën edhe një herë ka kërkuar tërheqjen e plotë të regjimit sionist nga Lartësitë e Golanit të pushtuar.

Agjencitë ndërkombëtare të lajmeve njoftuan se 91 vende anëtare të AP të OKB të martën në mbrëmje kanë votuar pro kësaj rezolute përball 65 vende të tjera që abstenuan dhe 9 anëtarë kundërshtuan këtë rezolutë.

Ky vendim i AP të OKB kërkon nga regjimi sionist që në bazë të rezolutës së Këshillit të Sigurimit, të tërhiqet nga të gjitha territoret e pushtuara të Lartësive të Golanit.

AP e OKB gjithashtu ka theksuar se regjimi sionist deri më tani nuk ka zbatuar rezolutën numër 497 të KS të OKB e cila thekson se aneksimi i Lartësive të Golanit është i paligjshëm dhe i pavërtetë.

Vlen të theksohet se regjimi sionist gjatë luftës gjashtë ditore me arabët në vitin 1967, ka pushtuar Lartësitë e Golanit të Sirisë, ndërsa parlamenti sionist në vitin 1981 Lartësitë e Golanit i shpallur pjesë të Izraelit.

 

Tags

Komente