Dhjetor 06, 2019 10:44 Europe/Tirane
  • Lavrov: NATO kërkon të mbizotërojë në Lindjen e Mesme

Sergei Lavrov ministër i jashtëm i Rusisë deklaroi se NATO synon të vendosë kontrollin dhe mbizotërimin e saj në të gjithë botën dhe sidomos në Lindjen e Mesme.

Sipas një njoftimi të agjencisë Rusia Today, në Londër është mbajtur takimi i krerëve të NATO-s ndërkohë që në të kanë dominuar mosmarrëveshjet mes vendeve anëtare. Sipas ish sekretarit të përgjithshëm të NATO-s situata aktuale në këtë organizatë është aq e përçarë saqë nuk është vënë nre në asnjë periudhë tjetër. Donald Trump i pakënaqur nga qëndrimet e anëtarëve të tjerë të NATO-s u largua nga konferenca e deklaratës përfundimtare pa përfunduar deklaratën në fjalë. Mosmarrëveshjet dhe kontradiktat mes Turqisë dhe Francës ishin një tjetër tematikë e diskutuar mes krerëve të NATO-s.

Tags

Komente