Dhjetor 08, 2019 20:14 Europe/Tirane
  • Përqendrimi ushtarak amerikan zhvendoset në Rusi dhe Kinë

Sekretari amerikan i Mbrojtjes Mark Esper ka thënë se ai planifikon të zhvendosë fokusin e ushtrisë amerikane larg Lindjes së Mesme dhe drejt kundërshtimit të asaj që ai e karakterizoi si "fuqi revizioniste" të Rusisë dhe Kinës.

Gjatë fjalës së tij, shefi i Pentagonit tha që ai po qëndron në përparësitë e mbrojtjes kombëtare të vendosura nga paraardhësi i tij, Jim Mattis, dhe akuzoi Moskën dhe Pekinin se kërkonin "fuqinë e vetos" mbi vendimet ekonomike dhe të sigurisë së vendeve më të vogla. Esper pranoi se do të ishte e vështirë të zhvendosen burimet jashtë Lindjes së Mesme për të rritur fokusin në Kinë dhe Rusi. "Ambicia ime është dhe mbetet të shikoj se si i tërheqim burimet, trupat dhe pajisjet nga disa rajone dhe t'i kthejmë ato në Shtetet e Bashkuara ose t'i transferojmë ato në rajonin e Azi-Paqësorit," tha ai. Shefi i Pentagonit megjithatë tha se ai dëshironte të kishte "forca të mjaftueshme" në Lindjen e Mesme për të siguruar që SHBA të mos hyjnë në një konflikt të armatosur me Iranin. "Çdo ditë është një ditë ne po garojmë me Rusinë dhe Kinën me njërën dorë të lidhur pas shpinës," tha Esper. Në fillim të kësaj jave, Esper hodhi poshtë raportet e mediave që SHBA po mendonin të dërgonin deri në 14,000 trupa më shumë në Lindjen e Mesme.

 

Tags

Komente