Dhjetor 09, 2019 08:32 Europe/Tirane
  • Ndërhyrja në punët e brendshme të Iranit, hapi i parë i zëvendësuesit të Mogherini

Shefi i ri i politikës së jashtme të BE-së, gjoja duke mbrojtur të drejtat e njeriut, ka gjetur mënyra "të papranueshme" për t'u marrë me trazirat e fundit në Iran.

Joseph Borrell, shefi i ri i politikës së jashtme të BE, të Dielën, në një deklaratë ndërhyrëse, akuzoi Iranin për shkeljen e të drejtave të njeriut dhe trajtimin e dhunshëm të protestuesve, sipas Agjencisë së Lajmeve Fars. Borrell tha në një deklaratë se forcat iraniane të sigurisë nuk e përmbajtën veten në trajtimin e trazirave dhe nisën "përdorim jo proporcional të forcës", pavarësisht kërkesave të huaja. Protesta të shpërndara kanë shpërthyer në disa qytete iraniane që nga e premtja më 15 Nëntor, me zbatimin e një plani të reformës së çmimit të benzinës në Iran. Protestat ishin paqësore në shumicën e qyteteve, por në disa raste ato u keqpërdorën dhe u vandalizuan nga një numër i caktuar bandash. Që nga fillimi i këtyre trazirave afatshkurtra, zyrtarët e BE-së disa herë kanë bërë pretendime të rreme dhe deklarata mashtruese në lidhje me situatën e brendshme të Iranit.

 


 

Tags

Komente