Dhjetor 10, 2019 14:50 Europe/Tirane
  • Pentagoni zbulon programi për të shtimin e paparë të forcave ushtarake në Evropë

Një funksionar i ushtrisë së Amerikës ka deklaruar se Uashingtoni në vitin e ardhshëm do të dërgojë numrin më të madh të forcave ushtarake të veta në Evropë.

Agjencia e lajmeve AFP njoftoi se Christopher Cowley, komandanti i forcave tokësore të Amerikës në Evropë, ditën e hënë deklaroi: "20 mijë trupa ushtarake të Amerikës në vitin 2020, do të dërgohen në kontinentin e Evropës për t'iu bashkuar 9000 forcave të tjera ushtarake të këtij vendi në Evropë".

Sipas Christopher Cowley, gjithashtu rreth 37 mijë forca ushtarake të Amerikës nga muaj maj deri në qershorin e ardhshëm do të marrin pjesë në manovrat ushtarake të dhjetë shteteve evropiane.

Ky funksionar i ushtrisë amerikane ka zbuluar programin për dërgimin e 20 000 trupave ushtarake në Evropë në kohën kur armiqësia në marrëdhëniet e perëndimit me Rusinë po shtohet për çdo ditë e më tepër.

Dërgimi i forcave ushtarake të Amerikës në Evropë së bashku me dërgimin e 13 mijë pajisjeve ushtarake si tanke, topa dhe autoblinda në një distancë 4000 kilometër do të fillojë që nga shkurti i viti të ardhshëm. Zhvillimi i manovrës ushtarake "Evropa-Mbrojtësi 20" tregon militarizimin e paparë të Amerikës në kontinentin e gjelbër që nga përfundimi i luftës së ftohtë.

 

Tags

Komente