Dhjetor 10, 2019 21:57 Europe/Tirane
  • SHBA: Rusia shtet sponsorizues i terrorizmit!

Shtetet e Bashkuara mund t'i referohen Rusisë si një shtet sponsorizues për terrorizmin. Ky është një nivel i ri përkeqësimi në marrëdhëniet SHBA-Rusi që aktualisht ndodhen në një rënie të paparë.

Më 11 dhjetor, Komiteti i Senatit për Marrëdhëniet me Jashtë të Amerikës do të marrë në konsideratë një projekt-ligj që potencialisht mund ta përcaktojë Rusinë si "një shtet që sponsorizon terrorizmin". Projekt-ligji u propozua nga senatori republikan Cory Gardner në 11 Prill 2019. Nëse miratohet dhe paraqitet nga Komiteti i Senatit, ligji duhet të miratohet në Senat dhe në Dhomën e Përfaqësuesve. Hapi tjetër do të jetë nënshkrimi nga Presidenti amerikan Donald Trump. Ky veprim do të acaronte ndjeshëm marrëdhëniet e tensionuara Uashington-Moskë.

 

Tags

Komente