Dhjetor 11, 2019 08:31 Europe/Tirane
  • OKB: Asnjë provë e përfshirjes së Iranit në sulmet e Aramco

Inspektorët e OKB në një raport të martën pas kthimit nga Arabia Saudite thanë se ata nuk gjetën prova përfundimtare se Irani ishte pas sulmit ndaj kompanisë saudite të naftës Aramco.

Sipas IRNA, inspektorët e KB në këtë raport, thanë se ata nuk mund të konfirmojnë pretendimet e Uashingtonit dhe Rijadit se Irani ishte përgjegjës për sulmin ndaj objektit saudit të naftës.  Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Antonio Guterres në raportin e tij gjashtëmujor pranë Këshillit të Sigurimit të KB tha se raporti i inspektorëve thoshte se Kombet e Bashkuara ishin "në gjendje të konfirmojnë se raketat dhe dronët e përdorura për të sulmuar objektet e naftës saudite,  nuk ishin me origjinë iraniane.  Ushtria dhe Komitetet Popullore Jemenit më 14 Shtator shënjestruan zonat "Beqiq" dhe "Kharis" të Ndërmarrjes Kombëtare Saudite "Aramco" si përgjigje ndaj krimeve të koalicionit saudit në Jemen. Pas operacionit, sauditët dhe aleatët e tyre, pasi përsëritën akuzat e pabaza ndaj Republikës Islamike të Iranit, pretenduan se Teherani ishte i përfshirë në operacion me dron të Jemenit kundër objekteve të naftës Saudite. Akuzat dhe pretendimet e pajustifikuara nga sauditët dhe aleatët e tyre kundër Iranit erdhën ndërsa forcat e armatosura jemenase morën përgjegjësinë për sulmin në fjalë. Arabia Saudite, me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara, Emirateve të Bashkuara Arabe dhe disa vendeve të tjera, ka filluar një pushtim ushtarak të Jemenit në Mars 2015 dhe ka rrethuar tokën, detin dhe ajrin e tij. Arabia Saudite dhe aleatët e saj në Jemen deri më tani kanë vrarë më shumë se gjashtëmbëdhjetë mijë jemenas, duke plagosur dhjetëra mijëra dhe shpërngulur miliona jemenas. Agresioni ushtarak saudit ka pllakosur gjithashtu kombin e varfër jemenas me mungesë të theksuar ushqimesh dhe ilaçesh. Regjimi Saudit dhe aleatët e tij deri më tani nuk kanë arritur të realizojn ë qëllimet e tyre në këtë vend (duke fuqizuar zgjedhësit e tyre) për shkak të rezistencës së popullit jemenas.

Tags

Komente